Sylvinho ka bërë një punë fantastike në krye të Shqipërisë duke i dërguar për herë të dytë kuqezinjtë në finalet e një kampionati Europian.
Gjatë një interviste në “Ora Sport” me gazetarin Altin Sulçe, trajneri brazilian zbuloi edhe disa sekrete nga puna me stafin e tij.
Sa i përket familjes së tij Sylvinho tregoi se ka komunikim shumë të mirë me vajzën dhe djalin.
Megjithatë ai habiti jo pak duke u shprehur se nuk e di se me çfarë merret vajza e tij që jeton në Madrid.
Mesazhet kanë qenë të shumta për Sylvinho-n, pasi e dërgoi Shqipërinë në Euro 2024.
Ndër ata që e kanë komplimentuar ishte Mancini dhe Tite, por jo Gianni De Biasi, ish-trajneri i kuqezinjve.
Sulçe: Komunikimi me djalin dhe vajzën tuaj? Flisni me djalin të ketë më shumë kujdes dhe të ketë këtë lloj disipline në jetë.
Sylvinho: Jo, ata nuk janë me mua më. Vajza ime është 21 vjeç dhe jeton në Madrid.
Sulçe: Është arkitekte?
Sylvinho: Nuk e di se çfarë bën, mbase biznes, diçka e tillë nuk e di.
Sulçe: Nuk e di?
Sylvinho: Jo nuk e di. Ky është faji im.
Sulçe: Nuk e di çfarë po ndodh me të?
Sylvinho: Është faji im. Ajo më kupton. E dua, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, por kur më pyesin se çfarë studion në Madrid, unë i them më fal, mbase biznes.
Sulçe: Po djali, luan futboll?
Sylvinho: Po, ai luan futboll. Ka marrë një hap të rëndësishëm në jetën e tij, 4 muaj më parë. Pati një mundësi të mirë për të shkuar në një universitet në Evropë. Gjithashtu, kishte edhe një shans për të luajtur në SHBA dhe qëndroi atje duke bërë edhe universitetin gjithashtu.
Sulçe: Shumë mesazhe ke marrë pas kualifikimit. Pashë Roberto Carlos në Instagram që ju përshëndeti sepse kam kontrolluar mbrëmë për ju për të zbuluar më tepër. Por kush ishte mesazhi më i mirë. Shumë trajnerë ju kanë shkruar?
Sylvinho: Të jem i sinqertë kisha vetëm disa miq, kur e ke fjalën për trajner. Fola me Roberton (Mancini), me Titen nga Brazili, tani te Flamengon.
Sulçe: Të gjithë të lumtur…
Sylvinho: Të gjithë duke më uruar, punë shumë e mirë, e pabesueshme.
Sulçe: A të dërgoi Gianni De Biasi mesazh?
Sylvinho: Jo. Nuk më dërgoi
Sulçe: Nuk të dërgoi?
Sylvinho: Jo.