Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit tregoi arsyen se pse PD tërhoqi firmat për kandidaturën e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit.
Berisha tha se Shabani i mori votat nga opozita në periudhën kur ai mbështeti kandidatin e pavarur Florjan Binaj për kryetar bashkie në Tiranë. Por më pas sipas tij dolën një seri problemesh që faktuan se Endri Shabani ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën.
Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën.
Dhe ky nuk është vetëm mendimi ynë, por është një mendim më i gjerë edhe i faktorëve të palidhur me opozitën, por që ishin dhe janë që Avokati i Popullit të jetë një person i besueshëm, një person me kredenciale dhe integritet të lartë”, u shpreh Berisha.





