Debutoi me karton të kuq te Besiktas, Kristjan Asllani tregon “shkuesin” e transferimit te gjigantët e Stambollit

Mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani e nisi në mënyrën më të keq aventurën te Besiktas. Pas vetëm disa minutash me bardhezinjtë e Stambollit, shqiptari u ndëshkua me karton të kuq, ndërhyrje “horror”.

Në një prononcim të fundit për “beinsportstr”, Asllani ka treguar se kush e “bindi” të kalonte në Superligën turke nga Serie A: “Nuk pata mundësi të flisja me Hakan Calhanoglu para se të vija këtu.

Diskutova me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën, ata më thanë gjëra shumë të mira për Besiktasin”. 23-vjeçari është pjesë e “Shqiponjave” të Stambollit me “formulë” huazimi deri në verë prej Interit, ndërsa në “tavolinë” është edhe opsioni i blerjes përfundimtare.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us