Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten dhjetra hektarë tokë

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që Lumi Ishëm të dalë nga shtrati në fshatin Murqinë të Krujës duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë.

Reshjet që vijojnë tashme prej orësh kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet ndjeshëm e për pasojë të dalë nga shtrati në disa pika.

Më problematike, situata paraqitet në fshatin Murqinë, ku është përmbytur dhe rruga e lagjes fundore të këtij fshati e cila aktualisht është e kalueshme vetëm me mjete te larta. Gjithashtu, prezencë uji nëpër ara ka dhe në Bilaj, Derven dhe Mallkuc.

 

Lajme të tjera |  Fevziu sqarim për Artan Lamen: Ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us