Dënime ekstreme për presidentin e ekipit turk që goditi gjyqtarin dhe skuadrën e Ankaragucu

Presidenti i skuadrës turke të Ankaragucu, Faruk Koca, që ditën e hënë goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin gjatë një ndeshje të Superligës turke, është pezulluar përgjithnjë nga sporti. Pamjet e atij incidenti të rëndë bënë xhiron e botës dhe Koca u arrestua menjëherë me akuzën për agresin.

Incidenti ndodhi në fundin e ndeshjes ndaj Rizesport (1-1), kur Faruk Koca hyri në fushë me vrap dhe goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler, që më pas u godit edhe me shkelma nga disa persona kur ishte në tokë. Disiplina vendosi ta përjashtojë përgjithnjë nga futbolli presidentin e Ankaragucu, që prej disa ditësh ndodhet në burg.

Penalizime ka marrë edhe skuadra turke, që do të luajë 5 ndeshje pa tifozë dhe është gjobitur me 60 mijë euro. Pas atij incidenti, Koca dha dorëheqjen nga detyra e presidentit, ndërkohë që ndeshjet e kampionatit turk janë pezulluar deri më datën 19 dhjetor.

Lajme të tjera |  Mbrojtwsi shqiptar i 'shkel syrin' Sylvinhos, ish-lojtari i PAOK rivalizon 'Dragonjtë' e Portos

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe vetë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“E dënoj sulmin ndaj arbitrit Halil Umut Meler. Nuk do të lejojmë kurrë që dhuna të përfshihet në sport”, u shpreh Erdogan.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us