Dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit: Mjacaj i vuri pistoletën në qafë policit, prangat i vendosi vetë

Zbardhet dëshmia e drejtorit te burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i cili u vu në pranga pas vrasjes që ndodhi të premten në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Në dëshminë e tij përpara Gjykatës, Hoxha ka deklaruar se ka më shumë se 28 vite që punon në sektorin e burgjeve, ku aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të IEVP Peqin, i komanduar që nga data 22.11.2023, ndërsa emërimin e kam në pozicionin e specialistit në Sektorin e Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

“Në detyrën që ushtroj aktualisht kam në pozicionin organik si shef policie që nga data 14.12.2023 shtetasin Qani Muca, i cili më parë mbante detyrën e shefit të 41 Bizit në IEVP Peqin dhe godinën e paraburgimit. Në këtë detyrë që nga data 22.11.2023 në detyrën e shefit të policisë deri më datë 14.12.2023 ka qënë shtetasi Nikolin Gjonpali”, ka thënë Hoxha.

Me marrjen e detyrës më datë 22.11.2023 është marrë me organizimin e punës dhe sistemin e disa të dënuarve që nuk ishin akomoduar për shkaqe të ndryshme në dhomat e akomodimit në sektor, situatë të cilën e ka mësuar nga struktura vartëse e policisë. Më datë 15.12.2023 rreth orës 13;52 minuta kam qënë në ambjentet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënse marrrëse se diçka po ndodhte në godinën B, ambientet e ajërosjes.

“Kam folur në radio se çfarë problemi ka dhe më raportuan se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment kam dalë nga zyra dhe jam nisur për në regjimin brendshëm. Aty kam parë se ishin dy të plagosur me armë zjari dhe ishin me gjak. Të dy të plagosurit i futëm në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore.

Pas kësaj u futa në ambjetet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe shkova te vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjacaj.

Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajrosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaca, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete.

Afrohem tek dera dhe i burgosuri më tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në keto momente, i thashë një policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi një ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete.

Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës. E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do ti tregoj të gjitha.

Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë siç i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me shërbimet e policies”, ka deklaruar Hoxha.

Pjesë nga dëshmia e Hoxhës: 

Procedura e akomodimit në dhomë të një të dënuari i cili në rastin e parë që vjen i trasferuar nga një IEVP tjetër, apo paraburgim bëhet duke u vedosur në godinën e observimit (ambientet e pritjes), ku mësohet lidhur me konfliktet, njohjen e personalitetit të tij, njohjen me vendimin nga sektorët përkatës.

Më pas bëhet akomodimi në dhomë i tij, duke marrë parasysh se në sektorin e tij mos ketë konflite apo hasmërira. Në të gjitha rastet që bëhet sistemimi i të dënuarve nëpër dhoma, procedura është e tillë: Propozohet nga shefi i regjimit të brendshëm, në rastin konkret në IEVP Peqin është punonjësi me gradë nënkomisar, i quajtur Vilson Shima dhe përgjegjësi sektorit Shoqëror që është shtetasi Agim Haka dhe miratohet nga shefi policisë i IEVP-së, dhe më pas konfimohet nga Drejtori IEVP-së.

I dënuari Sokol Mjacaj është në sektorin e sigurisë së lartë për shkak të vendimit gjyqësor ku caktimi i sigurisë vendoset me vendim gjykate. I dënuari Sokol Mjacaj (i dënuar me burgim të përjetshëm), nga koha që unë erdha i komanduar në detyrën e drejtorit të IEVP Peqin në datën 22.11.2023, e kam gjetur të akomoduar në godinën e cilësuar si godina e 41-Biz, i cili aty ishte i akomoduar i vetëm në dhomë.

Për shkak se do të hapej 41-Bis, duhet të boshatiseshin sektorët ku ishin të akomoduar rreth 20 të burgosur, të cilët brenda ditës janë sistemuar nëpër sektorë të tjerë dhe janë marë masat për akomodimin e të burgosurit, i cili me urdhër të Ministrit të Drejtësisë do të kalonte në regjimine posacëm (41-Biz).

Për këtë arsye e kemi sistemuar në katin e dytë të godinës B. Në fillim të muajit hartohet grafiku nga shefi i regjimit të brendshëm dhe shefi i policisë, për daljen në ajërosje të burgosurve sipas sektorëve dhe miratohet nga drejtori i institucionit. Si në dalje për ajërosje dhe në hyrje për ajërosje bëhet kontroll nga punonjësit e policisë të ngarkuar për këtë detyrë.

Unë nuk e kam të qarte se si e ka kryer lëvizjen ky i burgosur. Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajrosjes m’u tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë.

Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në sheshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajërimit.

Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Pastaj ndërhynë punonjësit e policisë dhe e çuan tek ambientet e takimit. Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda.

Siç u shpreha më lartë duhet të kontrollohej. Bëhet regjistrimi i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet tek postoblloku ne hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm.

Atje bëhet kontrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Po skanohen, por skaneri ka qënë me difekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh.

Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjes policie të cilët bejne vezhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi.

Shtetasi Sokol Mjacaj kishte tre ditë. Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit.

Në komukimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit.

E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz. Nuk mund ta sqaroj se si ka nodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjëist e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore.

Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qënë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023.

Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vellai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo.

Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikëshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nepermjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet.

Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt.

U kqyr dhoma nr.12, sektori 2, kati 1, Godina B siguri e lartë në IEVP Peqin e cila ndodhet përball bokseve të ajrimit të godinës B. Gjatë kqyrjes së dhomës në pjesën ballore të derës hyrëse ndodhet dritarja e cila në pjesën e sipërme ka të varur një perde e cila ka një vrimë tejshkuese me përmasa 4×4.5 cm.

Pasi hapim perden vihet re dritarja me dy kanate metalike dhe prej xhami ku xhami në krahun e djathtë të dritares ka një vrimë tejshkuese me përmasa 3.5×5.5 Cm. Poshtë dritares afër një stoli u gjetën dy pjesë metalike të shtypura të ngjashme si ato të predhave të fishekëve luftarake.

Më pas kqyrja vazhdoj në ambjentet e godinës së takimeve të seksionit B në sigurinë e lartë ku në hyrjen e godinës në distacë 150 cm. Në ambjentet e cila është e përshtatur për takimet me familjarët është gjetur një armë zjari me numër J 132766 ku brenda në fole ju gjetën dhe sekuestruan në cilësin e provës materjale 5 gëzhoja me kapsollë të goditur.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë marë me tampon steril njolla me ngjyrë të kuqe të cilat janë të ngjashme si ato tyë gjakut njerëzor.

Lidhur me provat materjale u përpilua vendimet për kryerje ekspertimi daktiloskopik, balestik si dhe biologjik.
Eshte kqyrur dhoma e akomodimit te shtetasit Sokol Mjacaj i cili ishte i akomoduar me shtetasin e denuar Engjell Ucaj, ku u konstatua se tualeti ishte jo e montuar mire dhe kaseta ishte jashte funksionit.

Në Gjykatën e Elbasanit është duke u mbajtur sot seanca për masën e sigurisë për Sokol Mjacajn, dhe 12 personat e tjerë të arrestuar, zyrtarë të burgut. Për të gjithë personat, Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të masës së arrestit me burg.

Lajme të tjera |  Protestë kundër ndërtimit të resortit në Velipojë! Banorët përplasen me Policinë: Do e mbrojmë me gjak

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us