Dëshmia e vajzës dhe telefoni ‘fundosin’ burrin në Durrës: Babai e dhunonte!

Zbardhen të tjera dëshmi tronditëse që thellojnë edhe më shumë rolin e 45-vjeçarit, Xhemal Loka, i cili akuzohet se ka nxitur gruan e tij që ta çojë atë drejt vetëvrasjes.

“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, mësohet të jetë shprehur e bija e viktimës para grupit hetimor.

Nëna i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me babain e saj.
Ndërkohë që gjatë këqyrjes së telefonit të 45-vjeçarit, të cilat ia kishte dhënë për t’i fshehur motrës së tij, janë zbuluar mesazhe kërcënuese dhe video që ai i kishte dërguar gruas së tij të ndjerë. Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok.

Lajme të tjera |  Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us