Detaje të reja janë bërë të njohura nga aksidenti i rëndë që ka lënë të plagosur shtatë persona në aksin Levan-Tepelenë , në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem, mbrëmjen e sotme (23 dhjetor).
Mësohet se nga përplasja janë plagosur 7 persona, mes të cilëve janë edhe dy fëmijë.
5 prej tyre janë paraqitur në spital deri tani, ndërsa një fëmijë 3-vjeç është më rendë dhe është futur në sallë të operacionit.
Priten që 2 persona të tjerë që paraqiten në spital dhe të marrin ndihmën mjekësore, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.