DETAJE/ “Pse i xhiron gomat”, si nisi SHERRI në Kamzë që DEGRADOI në përdorimin e armës!

Sipas të dhënave paraprake të shtënat me armë në Kamëz janë regjistruar si pasojë e një sherri banal. Pasditen e kësaj të diele, Jetmir Koleci 33-vjeç po kalonte në një rrugë ku po ndërtohet një pallat nga Ilir Halili, Astrit Halili.

Këta të fundit kanë tentuar ta ndalojnë pasi sipas tyre ka ecur me shpejtësi dhe ka xhiruar gomat. Kur kanë ikur pranë banesës së Jetmir Kolecit, ky i fundit ka qëlluar me 3 plumba pistoletë dyshohet të ajër.

Ndërsa sipas dëshmisë së Ilir Halili, Astrit Halili, autori ka qëlluar në drejtim të tyre dhe kanë bërë denoncim në polici. Autori me pas është larguar.

Lajme të tjera |  Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, mbajti me forcë një 15-vjeçare në banesë

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us