Detaje të reja/ Shefi policisë së kufirit të Korçës e kaloi vetë kanabisin në Greqi

Shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit dhe Emigracionit të Korçës, Stiljan Pasho u arrestua këtë të enjte nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore i akuzuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Mësohet se 53-vjeçari ka shfrytëzuar postin e tij si kryekomisa për të favorizuar shtetasin Lorenco Lika për të kaluar drejt Greqisë me 26 kg kanabis në automjetin e tij.

Rasti ka qenë nën vëmendjen e AMP-së së Korçës dhe sapo makina me drogë ka kaluar kufirin janë lajmëruar autoritetet greke që bënë ndalimin e Likës. Droga ishte futur në një bombol gazi që ndodhej në bagazh.

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, ka qenë vetë Stiljan Pasho që ka hipur në makinën tip “Passat” që drejtohej nga Lika dhe ka kaluar kufirin bashkë me të për t’u siguruar mbi kalimin e drogës. Pasho ka qenë pasagjer në automjet dhe sapo është siguruar për kalimin e drogës është kthyer sërish mbrapsht.

Lajme të tjera |  “Sëmundja nuk e mposhti në asnjë moment”/ Vajza e Mirush Kabashit kujton të atin e ndjerë: Ishte shumë vonë kur mjekët e kuptuan

Efektivët e Kufirit kanë deklaruar se Pasho u bënte presion për të mos kontrolluar mjetin që transportonte drogë. AMP bën me dije se në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe një vit më parë në të njëjtin automjet me Lorenco Likën dhe një person tjetër, fakt i provuar nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë.

Lorenco Lika, i cili arriti të kalonte kufirin greko-shqiptar në Kapshticë me 26 kg kanabis, është arrestuar nga policia greke në Follorinë. Mësohet se arrestimi i tij është bërë në datën 28 nëntor, një ditë pasi Lika kishte kaluar kufirin në Kapshticë pa u kontrolluar fare nga autoritetet ligjzbatuese.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us