Detaje të REJA/ Vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan brenda burgut të Peqinit, si u hyri ARMA?

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në burgun e Peqinit pas përplasjes mes 3 të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Dyshohet se Sokol Mjacaj është paguar nga persona të tjerë për të ekzekutuar një person.
Ndërsa konflikti dyshohet të ketë ndodhur në kuzhinën e burgut të Peqinit. Burime për mediat se arma e krimit është futur në ambientet e brendshme me anë të një droni.

Duke qenë se konflikti ka nisur rreth një orë më parë dhe vendngjarja është një institucion i sigurisë së lartë për vuajtjen e dënimit, edhe informacionet që dalin prej andej janë minimale.

Megjithatë, ajo që dihet është se Burgu i Peqinit ka kërkuar ndihmë edhe të forcave RENEA, për të vendosur rendin e munguar.

Lajme të tjera |  Ishte me shpejtësi të madhe / Një person aksidentohet me motor te sheshi "Skënderbej", merr lëndime të rënda

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us