“Dhemb shumë”, Juljan Shehu: Raste kanë humbur edhe lojtarë më të mirë se ne

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë përballë Polonisë në gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në Varshavë, përfundoi me shifrat 2-1. Pas eliminimit ka folur edhe mesfushori Juljan Shehu.

“Duhej të shfrytëzonim rastet që kishim, do ishte mjaftueshëm. Po të shënonim 2-0, do ta kishim më të lehtë. Normal kur humbet raste, bëhet më e vështirë. Polonia na goditi me goditje standarde, plus tifozët. Mund të bënim edhe 2-1, humbëm rast përsëri.

Lojtari para portës duhet të jetë më i qetë dhe i qartë, kanë humbur raste edhe lojtarë më të mirë se ne. Situata për të gjithë është e vështirë pas një humbje si kjo. E kishim në dorë fitoren. Jo për Bajramin dhe Pilon, dhemb për të gjithë. Mund të ishte ëndrra e fundit për Botëror, normal që kjo dhemb shumë”, tha Shehu.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us