Dikur emigrantë sot eksportues, historia e vëllezërve Aleksandër e Tomorr Dulaj nga Portëza e Fierit

Aleksandër dhe Tomor Dulaj ne Portez te Fierit, pas shumë vitesh emigrim, në vitin 2013-të u rikthyen  në vendlindje dhe vendosën që kursimet t’i  investonin për ndërtimin e serave.

Të angazhuar familjarisht në këtë biznes familjar ata arritën brenda një kohe të shkurtër te shtojnë sipërfaqet e kultivuara kryesisht me domate.

I gjithë prodhimi cilësor tashmë ka siguruar tregun në vendet e Bashkimit Europian duke i dhënë më shumë identitet prodhimeve shqiptare.

Problem për bujqit ngelet dhe lista e pesticideve qe janë te ndaluara në vendet e BE.

Vëllezërit Dulaj thonë se duan ta shtojnë sipërfaqen e serave, e përveç anëtarëve të familjes të punësojnë edhe të tjerë nga fshati e zona.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us