Dikur vishte fanellën e Manchester City-t, mesfushori shqiptar pranë firmës me ish-ekipin e Ernest Muçit

Bersant Celina me shumë mundësi do të largohet nga AIK në Suedi, ku aktivizohet momentalisht. Kjo për shkak se për mesfushorin 29-vjeçar nga Prizreni, ka ofertë konkrete.

Legia e Varshavës ka nisur nga puna për të transferuar Celinën. Sipas “Weszlo”,mesfushori i Kosovës si i duhuri për të përforcuar ekipin dhe klubi polak është gati të shpenzojë.

Kujtojmë se Celina e ka nisur karrierën e tij në Norvegji me Godset, teksa më pas ka luajtur me ekipe si Manchester City, Twente, Ipswich, Swansea, Dijon, Kasimpasa, Stoke City dhe AIK.

Gjithashtu, mesfushori ka edhe 36 ndeshje me përfaqësuesen A të Kosovës, duke shënuar edhe 1 gol.

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us