Ledion Liço ka komentuar për herë të parë emocionet e rikthimit në skenën e madhe si moderator i Big Brother Albania VIP 3.
Në një intervistë gjatë spektaklit “E Diell”, Ledioni nuk i fshehu emocionet teksa rrëfeu edhe mbështetjen e madhe që ka marrë.
“Emocoinet janë të mëdha kur shkel një skenë të madhe. Në rastin tim unë kthehem në skenën e madhe pas gati 6 vitesh, por është një spektakël i madh, emocionet janë të mëdha dhe shumë pozitive. Kam gjetur një ambient fantastik në këtë anije që uroj ta drejtoj në brigjet e duhura”, u shpreh ai.
Ledioni tha se BBV3 do të jetë ndryshe nga dy edicionet e mëparshme, teksa i pyetur nëse sheh histori dashurie që mund të lindin mes banorëve, ai u përgjigj duke thënë se shenjat kanë nisur që ditën e parë, dhe do të bëhen edhe më interesante kur të hyjnë banorë të rinj.
“Nuk mund të tregoj shumë, sepse nuk do të ishte më sporti i Big Brother që është i paparashikueshëm. Do të jetë një Big Brother i një natyre tjetër, nga ai që jemi mësuar të shohim në BBV1 dhe BBV2. Unë uroj që dhe diskutimet të jenë ndryshe, pasi asnjë shqiptar nuk do të donte të shikonte të njëjtin Big Brother.
Patjetër, 2, 3, 5 deri tani. Imagjino çfarë do të bëhet më mbrapa kur të hyjnë edhe banorë të tjerë”, u shpreh ai.