Donald Trump pa imunitet, gjyqtarja: Do të ndiqet penalisht si çdo qytetar tjetër

Një gjyqtare federale në Shtetet e Bashkuara ka hedhur poshtë përpjekjen e ish-presidentit Donald Trump për të rrëzuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhje nisur nga imuniteti presidencial.

Avokatët e zotit Trump kishin argumentuar se tentativa e tij për të refuzuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 ishte pjesë e detyrave të tij si kryetar shteti.

Por gjyqtarja Tania Çutkan nuk konstatoi baza ligjore për të arritur në përfundimin se presidentët nuk mund të përballen me akuza penale kur nuk janë më në detyrë.

Trump akuzohet se në mënyrë të paligjshme është përpjekur të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve, nga të cilat doli i humbur.

“Çfarëdo imunitetesh që një president në detyrë mund të gëzojë, Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një shef ekzekutiv në të njëjtën kohë”, shkroi gjyqtarja Çutkan në vendimin e saj.

Lajme të tjera |  Erdogan: Tashmë ka një realitet të ri në Siri

Ajo theksoi se, pozicioni si ish-kryetar shteti nuk ofron privilegje për të qëndruar jashtë burgut. “Presidenca e zotit Trump nuk i jep atij të drejtën hyjnore të mbretërve për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale të cilës i nënshtrohen të gjithë bashkëqytetarët e tij”, shtoi gjyqtarja.

Vendimi është i pari nga një gjykatë amerikane që konfirmon se presidentët mund të procedohen sikurse çdo qytetar tjetër. Aktualisht, Trump është i pari ish-president që përballet me akuza penale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us