Drejtori i Muzeut: Si kërkonte Serbia e Rusia të merrnin Portin e Shëngjinit

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë, Istref Dobi, ka rrëfyer në vitet 1913-1914 Serbia kërkonte që të merrte Portin e Shëngjinit, të Durrësit dhe të Vlorës.

Ai tha se fillimisht fuqitë e mëdha vendosën që t’i jepnin Serbisë Portin e Shëngjinit, në këmbim që Shqipëria të shtrihej deri në Pejë.
Por më pas sipas tij, deklaratat e Serbisë që porti do të përdorej edhe për armatime e municione nuk tingëlluan mirë te ndërkombëtarët, pasi ekzistonte frika se porti do të përdorej edhe nga Rusia për anijet ushtarake, që mund të sulmonin Italinë, gjë që bëri që marrëveshja të dështonte.
“Në momentin që Shqipëria u shpall e pavarur, ajo ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Më pas në 1913 u vendosën kufijtë e Shqipërisë në Londër. Një diçka që mua më pëlqen shpesh ta shpjegoj, ka qenë problem që Serbët me ndihmën e Rusëve, të kishin një dalje në det përmes një porti, ku kërkuan Portin e Shëngjinit, të Durrësit dhe Vlorës.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet 2025/ KQZ vendos: Tirana me një deputet më shumë, Korça me një më pak, zbardhet lista e ndarjes së mandateve

U vendos nga fuqitë e mëdha për portin e Shëngjinit. Do të lidhej një hekurudhë nga Shëngjini në Istog e pastaj në Beograd. Kjo do të ishte edhe një vijë ndarëse me Malin e Zi. Për këtë port, Fuqitë e Mëdha do të lejonin që Shqipëria të shtrihej deri në Pejë.

Por serbët kishin shkruar se porti do të përdorej edhe për armë e municione dhe kjo nuk u shkoi për shtat fuqive të mëdha, pasi ato menduan se anijet ruse të armatosura nga Shëngjini mund të shkonin edhe në Itali dhe kjo bëri që të hidhej poshtë mundësia e dhënies së Portit të Shëngjinit”, është shprehur Dobi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us