Detaje të reja nga përleshja në burgun e Peqinit, ku të dënuarit me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dheArben Leshi, janë përplasur në zonën e ajrimit në burgun e Peqinit.
Gjatë përplasjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një prej të përfshirëve është plagosur dhe sipas Top News, Arben Lleshi ka humbur jetën.
Kush është Arben Lleshi?
Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.
Sipas lajmit publikuar nga mediat britanike, Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.
Për të njëjtën ngjarje, burg po bën edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.
Dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë, që kur ishin adoleshentë.
Ekstradimi
Arben Lleshi u ekstradua nga Londra, në maj të vitit 2016, pasi ishte dënuar nga drejtësia angleze me 32 vite burg.