Du me të taku se kam një amanet’/ Rrëfimi i Besnik Kodrës: Ja ç’më tha Sokol Mjaçaj nga izolimi

Besnik Kodra, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Agim Lerës në vitin 2010, ka folur për marrëdhënien e tij me Sokol Mjaçajn. Para se ky i fundit të vriste Arben Lleshit dhe të plagoste Indrit Shaqjan në burgun e Peqinit, ka komunikuar me Kodrën nga kati i dytë në katin e parë. Në fjalën e tij, në një intervistë për emisionin “Uniko”, ai tha se Sokol Mjaçaj e kishte kërkuar për t’i dhënë një “amanet”. Ndaj edhe vetë ishte shqetësuar. Por gjithashtu shtoi se nuk ka pasur asnjë mundësi që arma të jetë futur në burg pa u njohur autoritetet.

“Jam ndjerë i rrezikuar se kur më tha Sokoli me datë 4 se kishte një amanet nga Lek Lecaj, aty jam ndjerë i rrezikuar,“-rrëfeu Kodra.

PJESË NGA TELEFONATA: 

Besnik Kodra: Akuzohem për një ngjarje të ndodhur në 2010 në Dukagjin të Shkodrës për vrasjen e të ndjerit Agim Lera. Unë nuk kam hak as hile me atë ngjarje. Nuk e kam parë me sy në jetën time. Atëherë isha 27 vjeç. Vëllai im ka qenë 17 vjeç. Sokol Mjaçaj ka qenë 17 vjeç.

Spartak Koka: Sokol Mjaçaj pas ngjarjes së 2010 ka vrarë 2 turistë çek dhe një person në burgun e sigurisë së lartë. Çfarë ka ndodhur para dhe pas ngjarjes? Çfarë kontaktesh keni pasur?

Lajme të tjera |  Përmbytjet në Vlorë/ Vengu: Hidrovori s’ka qenë në kushtet optimale, duhet investim i ri

Besnik Kodra: E kemi dëgjuar si të gjithë burgaxhinjtë. Kam pasur disa kontakte me Sokolin, të fundit e kam pasur më 4.12.2023. Nga kati i parë isha unë, i kam bërë thirrje disa herë “Aman o Sokol fole të vërtetën”. Më tha unë nuk e flas kurrë të vërtetën pa më thënë Lek Leçaj. është një fshatar, një komshi i tij. Të çojë 30 mijë euro tek baba im, pastaj e them të vërtetën. Kështu më tha. Lek Leçaj e di sesi e ka bërë ngjarjen, Lek Lecaj dhe Frang Mjaçaj (babai i Sokolit). Leka më thotë unë nuk e them të vërtetën se ti del jashtë dhe unë futem brenda.

Spartak Koka: Përse është vrarë Agim Lera?

Besnik Kodra: Sokol Mjaçaj thotë e kam myt me gur. Dy ekspertizat këtë kanë nxjerrë. Nuk e di pse kanë dashur ta vrasin. Edhe Lek Lecaj…

Spartak Koka: U fol se ngjarja mund të ketë ndodhur për grabitjen e një vrasje…

Besnik Kodra: Kështu u fol, por i ati thotë që ia kam gjetur varësen në qafë. Leka dhe bashkëshortja e Lekës thonë se e kanë takuar ditën e ngjarjes Sokol Mjaçajn. Sokol Mjaçaj ka folur disa herë me të ndjerin atë ditë. Ka folur gjithsej me 85 vetë. Emri im dhe i vëllait tim ka dalë në skenë se atë natë kur ka shkuar Gjergj Lekaj tek shtëpia e Fran Mjaçës kanë pyetur Lekë Lecaj. Duhet ta kishte hetuar prokuroria. 20 ditë para arrestimit, vëllai im e ka pas rrahur Sokol Mjaçajn, ka qenë e shkruar edhe në dosje. Edhe i ka thënë ‘mbaje mend se kena me e pas sherrin përjetë’. E ka dëshmuar vetë Sokoli.

Lajme të tjera |  Përplasi për vdekje 40-vjeçarin dhe e la në rrugë, droni kap pas 24 orësh drejtuesin e "Volkswagen" (EMRI)

Spartak Koka: Përse e rrahu?

Besnik Kodra: E ka pas sha Sokoli. Si çunat e ri.

Spartak Koka: Ju në atë kohë me çfarë merreshit?

Besnik Kodra: Kam qenë duke punuar për një shtëpi të re. Jam në një burg të sigurisë së lartë. Më kanë mbetur edhe 7 vjet burg pa shlyer. Nuk kam lidhje dhe dijeni. Jam i dënuar i pafajshëm.

Spartak Koka: A futet dot një armë me dron?

Besnik Kodra: Pasha nerin e shqiptarit, këtu nuk ndodh asgjë pa dijeninë e shtetit. Për këtë ngjarje nuk kam qejf me fol…

Spartak Koka: A ndjeheni të rrezikuar për këtë gjë?

Besnik Kodra: Jam ndjerë i rrezikuar se kur më tha Sokoli me datë 4 se kishte një amanet nga Lek Lecaj, aty jam ndjerë i rrezikuar.

Spartak Koka: Kishte informacione se ishte i armatosur brenda burgut?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us