Duhanpirës i “thekur”, trajneri i Elseid Hysajt operohet në zemër

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, trajneri i Lazios, Maurizio Sarri i është nënshtruar një operacioni në zemër ditën e sotme.

Klubi kryeqytetas ka qetësuar tifozët dhe shkruan se trajneri 66-vjeëar do të jetë në dispozicion të skuadrës pas disa ditësh. Te Lazio bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj. Ja njoftimi i “Shqiponjave” të Italisë:

“Lazio njofton se trajneri Maurizio Sarri, pas konstatimit të një fibrilacioni atrial, i është nënshtruar në Poliklinikën Tor Vergata një ndërhyrjeje ablacioni transkateter me teknologji PFA.

Ndërhyrja, e kryer nga profesori Andrea Natale, pionier në nivel ndërkombëtar dhe me mbi 30 vjet përvojë në trajtimin e kësaj patologjie, u zhvillua me sukses”.

Vlen të përmendet se Sarri është një duhanpirës i “thekur”, i cili edhe gjatë ndeshjeve përpiqet ta largojë “etjen” me filtër duhani

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us