Dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Evropë, arrestohen 4 anëtarë të Hamasit

Katër anëtar të Hamasit, të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste në Evropë, janë arrestuar nga autoritetet gjermane dhe holandeze. Lajmi konfirmohet nga prokurori federal i Gjermanisë.

Tre persona u arrestuan në Gjermani dhe një në Holandë me dyshimin për planifikimin e sulmeve ndaj institucioneve hebraike në Evropë, tha në një deklaratë prokurori.

Hamasi është klasifikuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera si një organizatë terroriste.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, e cila falënderoi autoritetet policore gjermane dhe holandeze, duke deklaruar se kjo “tregon se autoritetet tona të sigurisë janë jashtëzakonisht vigjilente dhe veprojnë në mënyrë të vazhdueshme”.

“Mbrojtja e hebrenjve është prioriteti ynë kryesor. Ne përdorim të gjitha mjetet kushtetuese kundër atyre që kërcënojnë jetën e hebrenjve dhe ekzistencën e shtetit të Izraelit”, tha ndër të tjera Faeser.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us