Dyshohet se trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar, të burgosurit “VIP” transferohen nga Durrësi në Fier (EMRAT)

Një numër i madh të burgosurish të konsideruar “VIP” janë transferuar në mënyrë të papritur nga burgu i Durrësit drejt IEVP në Fier.

Vendimi është marrë pas dyshimeve se në burgun e Durrësit ata merrnin trajtim në mënyrë të privilegjuar, duke u lejuar favore të ndryshme.

Mes emrave të njohur që janë transferuar për të vuajtur dënimin apo paraburgimin në Fier janë Lefter Koka, Alqi Bllako, Oltion Bistri, Lefter Alla, Safet Gjici, Fran Tuci dhe Vangjush Dako.

Kujtojmë se pas vrasjes në burgun e Peqinit, të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri kanë kaluar në siguri të lartë./ Vox News

Lajme të tjera |  “Një artist i njohur është në gjendje të rënduar”/ Rama për intimidimin e dëshmitarëve: U mor nga rruga kur po çonte fëmijën me karrocë në kopsht

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us