E BUJSHME/ Nga Premier League në Bundesligë, klubi bavarez kërkon sulmuesin e Kombëtares

Sulmuesi i Shqipërisë Mirlind Daku, ka marrë profilin e liderit te ekipi i Rubin Kazan në Premier League ruse. Vetëm në verën e vitit 2025-së, shqiptari pranojë të rinovojë në Rusi me skuadrën nga Kazani, pavarësisht se kishte interesim të madh nga Italia.

Sipas mediumit “Championat”, Augsburg është gati të tentojë transferimin e Dakut. Kartoni i 28-vjeçarit sipas “Transfermarkt” përkon me 10 milionë euro, ndërsa pretendimet e Rubin Kazan janë më të larta akoma.

Augsburg është skuadër nga zona e Bavarisë në Gjermani, ndërsa militojnë rregullisht në Bundesligë. Mirlind Daku e ka bërë debutimin te Kombëtarja në 2023, teksa grumbullon 15 paraqitje dhe 1 gol.

Lajme të tjera |  Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us