E PAPRITUR/ Ka kontratë deri në 2028-ën, Al-Ittihad ka vendosur të shesë Mario Mitajn

Gazetari sportiv i njohur në Arabinë Saudite Mehmed El-Bekire ka lëshuar “bombën” për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares Mario Mitaj.

Ai ka shkruar në platformën “X”, duke iu bazuar burimeve konfidenciale se bordi i Al-Ittihad ka vendosur të largojë gjatë merkatos së dimrit Mitajn.

Mbrojtësi i majtë “zbarkoi” në Lindjen e Mesme gjatë merkatos së verës të 2024-ës, ndërsa numëron 38 prezenca me Al-Ittihad, e shoqëruar me 2 gola dhe 4 asiste.

Futbollisti shqiptar ka fituar me klubin në fjalë kampionatin e Arabisë Saudite dhe Superkupën. Rikthimi në Europë do të ishte shansi i “artë” për 22-vjeçarin, përsa i takon rritjes profesionale.

 

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us