E rëndë në Korçë/ Ish-mësuesi gjendet i pajetë brenda në banesë, jetonte i vetëm!

Një shtetas rreth 67 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë.

Mësohet se ai jetonte i vetëm, ndërsa ka qenë mbesa e tij ajo që ka lajmëruar policinë pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me të.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht dyshohet se 67-vjeçari, një ish-mësueses, të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrore.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us