E rëndë në Pogradec! 12-vjeçarja rezulton shtatzënë, arrestohet i moshuari

E rëndë në Pogradec! 12-vjeçarja rezulton shtatzënë, arrestohet i moshuari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Piskupat të Pogradecit. Një 12-vjeçare ka rezultuar shtatzënë rreth 22 javëshe, pas një vizite në spitalin e Korçës.

Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar.

Ky i fundit mendohet se kishte njohje familjare me familjen e të miturës.

Rasti ishte evidentuar pasi vajza kishte pësuar ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Aty u konfirmua edhe shtatzënia.

Fill pas kësaj vajza ka treguar më pas ngjarjen dhe sesi 67-vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij.

Sakaq, Policia ka bërë të mundur arrestimin e të moshuarit. Ai dyshohet se ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që të mos e tregonte ngjarjen.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh.

Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

Aktualisht nga efektivët e policisë së Korçës po kryhen veprimet hetimore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us