Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së hënës në Tiranë. Një automjet ka përplasur një 54 vjeçare, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10, në rrugën e Elbasanit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.