Edhe Sardi! Këngëtari tërhiqet nga gara e festivalit në RTSH

Krah Samanta Karavellas dhe Kejsi Tolës edhe Sardi Strugaj vendosi të tërhiqej papritur nga gara në ‘Festivalin e Këngës’ në RTSH.

Tërheqja e këngëtarit ka shkaktuar po ashtu pikëpyetje. I pyetur rreth kësaj çështje në ‘Dancing with the stars’, Sardi u shpreh se është një çështje personale të cilën do ta sqaronte në kohët në vijim.

“Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani dhe nuk do të doja të thoshja një fjalë gabim, por do ta sqarojmë në kohët në vijim. Kemi kohë. Unë falenderoj Top Channel për mbështetjen.”

Mbrëmjen e djeshme Samanta Karavella u shpreh se ishte tërhequr nga gara, për shkak se organizatorët nuk kishin pranuar që kënga të vinte përmes një performance në skenë. Sipas Samantës një këngë e tillë ritmike nuk mund të interpretohej si duhet pa një performancë.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 12 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Nga ana tjetër deri tani më diskrete është treguar këngëtarja Kejsi Tola, e cila ka zgjedhur që vendimin për t’u tërhequr të mos e komentojë në media.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us