Edhe sot ditë më shi, parashikimi i motit dhe sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

shi ne tirane, moti, cadra

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Valëzimi në det do të jetë forcës 2-4 ballë

Screenshot_1Screenshot_2

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us