Edi Rama takon kryeministrin portugez: Do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali për programin për banesat sociale

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të diel homologun e Portugalisë, Antonio Costa. Ata kanë diskutuar për projektet inovative digjitale dhe modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë dy qeveritë.

Ka qene Rama që i ka zbuluar këto detaje përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se një ndër pikat që folën ishte programi transformues i qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojnë një ekip ekspertësh në Portugali

“Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali”, ka shkruar Rama.

Lajme të tjera |  Tragjike / U godit nga makina, humb jetën 27-vjeçarja shqiptare në Itali (Foto-Emri)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us