Emigrantët/ Rama, Meloni dhe Sunak ‘kokë më kokë’ të shtunën në Romë

Kryeministri Edi Rama, kryeministrja e Italisë Georgia Meloni dhe kreu i Qeverisë britanike Rishi Sunak do të takohen në Romë këtë të fundjavë për të diskutuar për emigrantët e paligjshëm. Lajmi është bërë me dije nga mediat e huaja referuar deklaratës së bërë Downing Street. Takimi do të zhvillohet në rezidencën zyrtare të Melonit në Romë.

Sunak dhe Rama do të flasin gjithashtu në një takim politik të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë të Melonit. Zyra e Sunak tha se takimi do të “përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”. Marrëdhënia e liderit konservator britanik me Melonin, e cila mori detyrën në krye të një koalicioni të djathtë në tetor 2022, ka ‘’lulëzuar’’ gjatë vitit të kaluar.

Të dy kryeministrat kanë premtuar të trajtojnë numrin e madh të të ardhurve në brigjet e vendit të tyre, duke shkruar një letër të përbashkët në tetor duke bërë thirrje për veprime më të ashpra nga liderët e BE-së për migracionin ilegal. Të dy kanë arritur marrëveshje me Shqipërinë në përpjekje për të adresuar çështjen.

Lajme të tjera |  'Nuk e kam djalin e madh me ty'/ RRËFIMI i shqiptarit që vr*u gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë...

Sipas marrëveshjes së Britanisë, të nënshkruar një vit më parë, shqiptarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla përtej Kanalit mund të kthehen menjëherë. Pothuajse një e treta e të gjithë atyre që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në vitin 2022, pothuajse 13,000 nga rreth 45,000 gjithsej, ishin shqiptarë. Kryeministri britanik po përpiqet gjithashtu të shtyjë në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar planet e diskutueshme për të dërguar të gjithë të ardhurit e tillë në Ruanda.

Muajin e kaluar, Meloni dhe Rama njoftuan një marrëveshje për ndërtimin e dy qendrave italiane të emigrantëve në territorin shqiptar. Ata do të strehojnë azilkërkuesit e shpëtuar nga roja bregdetare italiane në Mesdhe, ndërkohë që rastet e tyre janë duke u proceduar. Planet shkaktuan kritika nga partitë opozitare në të dy vendet dhe grupet joqeveritare. Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë bllokoi përkohësisht ratifikimin e marrëveshjes nga ligjvënësit.

Lajme të tjera |  Rrëfimi i Bashës për "21 Janarin": Më erdhi informacioni që të vr*ret ishin anëtarë të Policisë së Shtetit

Ajo urdhëroi një seancë publike muajin e ardhshëm për të përcaktuar nëse marrëveshja shkelte kushtetutën. Sunak dhe Rama do të flasin gjithashtu në takimin Atreju të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë të Melonit Brothers of Italy të shtunën, së bashku me miliarderin Elon Musk. Pjesëmarrësit e mëparshëm në këtë ngjarje përfshijnë ish-strategun e Donald Trump, Steve Bannon dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us