Emigrimi i paligjshëm, Taulant Balla në Bruksel: Kjo sfidë ka nevojë për partneritet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shprehur qëndrimet e shtetit shqiptar në lidhje me çështjet e migracionit të paligjshëm dhe fenomeneve negative që e shoqërojnë, gjatë një konference ndërkombëtare të thirrur nga Presidentja e Komisionit Europian Von Der Leyen.

Ministri Balla theksoi në një prononcim enkas lidhur me konferencën se sfidat e migracionit mund të përballohen më lehtë duke vendosur si prioritete “parimet e partneritetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit.”

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një panoramë që bëri rreth temave të diskuatuara dhe takimeve të zhvilluara, u shpreh se “duke marrë pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare të rëndësishme të iniciuar nga vetë presidentja e Komisionit Von der Leyen për krijimin e një aleance ndërkombëtare për të përballuar sfidat që vendos tashmë para të gjitha vendeve tona, emigracioni i paligjshëm, kemi pasur mundësi të takohemi edhe me drejtuesit dhe me përfaqësuesit më të lartë të Komisonit”.

Balla vuri në dukje gjithashtu se pritshmëritë tona lidhur me procesin “screening” janë që ai të mbyllet brenda 14 muajve të ardhshëm, ndërkohë që paralajmeroi se presim të hapen deri në fund të këtij viti, edhe kapituj të tjerë.

Lajme të tjera |  E RËNDË në Fier/ Mjeti del nga rruga, humb JETËN pasagjeri, plagoset shoferi!

“Gjatë takimit me Komisionerin Varhelyi, natyrshëm që pjesa e parë e bisedës lidhet me përfundimin me sukses, në një kohë të shkurtër, 14-mujore, të procesit të “screening”, pra të vlerësimit të përputshmërisë së legjislacionit shqiptare me atë të BE, ose siç quhet ndryshe “acquis comunautaire. Dua ta vlerësoj maksimalisht punë e më shumë se 1000 ekspertëve shqiptarë dhe po aq 1000 ekspertëve të KE-së. Ndërkohë që presim që brenda këtij viti të kemi mundësi të hapim bisedimet për grup-kapitujt e parë, ku përfshihet dhe natyrshëm edhe pjesa që lidhet me kapitullin 23 e 24, “punët e brendshme” dhe “drejtësia”, u shpreh Balla.

Në lidhje me qendrimet dhe angazhimet e qeverisë së Shqipërisë në përballimin e sfidave të migracionit të paligjshëm, Balla u shpreh se Shqipëria është vlerësuar si model solidariteti e parteriteti me vendet e BE-së.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us