Epstein/ Pedofili që vrau veten, gjenden emra të shquar në kontaktet e tij

Brenda javës pritet të zbardhen emrat e dhjetëra personave, bashkëpunëtorëve dhe miqve të Jeffrey Epstein, ku mediat amerikane supozojnë se mes tyre ka edhe personalitete të shquara. Emrat e shumë prej tyre u fshehën nga dokumentet e gjykatës dhe nuk u bënë publike, kështu që shumë nga bashkëpunëtorët e Epstein, si dhe njerëzit që e kishin denoncuar atë për trafik seksual, u referuan me pseudonimet standard “John Doe” dhe “Jane Doe”.

I dënuari për shkelje seksuale Epstein u gjet i vdekur në burg katër vjet më parë, ndërsa priste akuzat për sulm seksual. CNN raporton se shumë figura të shquara të përfshira në dokumente tashmë kanë filluar të përfliten nga mediat, ndërsa disa ishin të njohur tashmë në vitin 2021, gjatë gjyqit të Ghislaine Maxuell. Ish-partnerja e Epstein u dënua për trafik seksual dhe po vuan një dënim 20-vjeçar në burgun federal. Muajin e kaluar, një gjykatës në Nju Jork urdhëroi publikimin e dokumenteve me afro 200 emra. Disa individë do të mbeten anonimë, raporton CNN, duke përfshirë të mitur që kishin akuzuar Epstein.

Kontaktet e profilit të lartë

Lajme të tjera |  Shembet Kulla dykatëshe e Abat Preng Doçit, monument kulture, bashkia Mirditë thirrje ministrisë: Duhet restauruar

Ish-presidentët amerikanë Bill Clinton dhe Donald Trump dihet se kanë pasur marrëdhënie me Epstein, një investitor dhe konsulent multi-milioner. Asnjëri nuk është akuzuar për ndonjë keqbërje në lidhje me krimet e Epstein.

Një zëdhënës i Clinton konfirmoi në vitin 2019 se ish-presidenti kishte fluturuar me aeroplanin privat të Epstein, duke vënë në dukje se Clinton nuk dinte asgjë për krimet e tij të tmerrshme. Trump u kishte thënë gazetarëve se e ndaloi Epsteinin të hynte në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, por kurrë nuk e kishte shpjeguar publikisht pse miqësia e tyre përfundoi.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates – i cili ishte takuar me Epstein disa herë që nga viti 2011, sipas New York Times – ka thënë në intervista se i vinte keq që kishte darkuar me të për të diskutuar filantropinë. Bill Gates gjithashtu nuk është akuzuar për një krim.

Në vitin 2022, Princi Andrew i Britanisë arriti një marrëveshje private me Virginia Roberts Giuffre, e cila e akuzoi atë se e detyroi në akte seksuale, kur ajo ishte e mitur. Andrew, Duka i Jorkut, i ka mohuar akuzat, por i janë hequr titujt e tij ushtarak dhe nuk mund të përdorë më titujt mbretërorë.

Lajme të tjera |  "Banorët do të dëmshpërblehen"/ Përmbytja e Vlorës, flet ministri i Mbrojtjes: Prioritet çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve, kemi evidentuar 62 godina!

Leon Black, bashkëthemelues i firmës së kapitalit privat Apollo Global Management, ka mohuar raportimet në dokumentet gjyqësore të vajzave të mitura, që kanë thënë se janë përdhunuar në shtëpinë e Epstein në Nju Jork. Një hetim i pavarur i vitit 2021 për Black zbuloi se pagesat ndaj Epstein për këshillim dhe shërbime të tjera arritën në 158 milionë dollarë midis 2012 dhe 2017. Në mars 2021, Black tha se do të largohej nga kompania që ai drejtonte, në mes të shqyrtimit të lidhjeve të tij me Epstein.

Jess Staley, një ish-ekzekutiv i JPMorgan Chase, i kthyer në krye të Barclays, ishte kryesisht përgjegjës për marrëdhëniet financiare 15-vjeçare të bankës amerikane me Epstein. Në mars, JPMorgan paditi Staley. Staley dyshohet se ka shkëmbyer emaile sugjeruese seksuale. Në disa prej atyre emaileve ishin bashkangjitur fotografi të vajzave të reja, sipas një padie të paraqitur në SHBA. Çështja përkatëse u mbyll pas arritjes së zgjidhjes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us