Erdogan jep alarmin: Perëndimi do ta kthejë Detin e Kuq në një “pellg gjaku”

Perëndimi po kërkon ta kthejë Detin e Kuq në një ‘liqen gjaku’”. Kjo ishte deklarata e fortë e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, teksa komentoi sulmet e bashkërenduara të SHBA-së dhe Britanisë në Jemen kundër rebelëve Houthi.

Nuk ka pasur asnjë veprim proporcional. U përdor forcë joproporcionale. Izraeli po bën të njëjtën gjë në Palestinë. Britania së bashku me SHBA-në hodhën një hap në këtë proces.

Tani ata kërkojnë ta kthejnë Detin e Kuq në një pellg gjaku. Irani po shqyrton se si mund të mbrohet nga e gjithë kjo. Jemeni thotë se do t’u japë atyre përgjigjen që u duhet në rajon“, tha Erdogan.

Lajme të tjera |  Nuk është turk, ja kush do të jetë imami shqiptar i xhamisë së Namazgjasë

Lidhur me ankesën për gjenocid të paraqitur kundër Izraelit në Hagë, Erdogan tha se ka besim për dënimin e akteve të IDF-së në Gaza.

Dëshmitë që kemi dorëzuar në këtë kohë janë kryesisht vizuale dhe ne besojmë se do ta dënojnë Izraelin. Ne e presim me padurim këtë. Sepse ne besojmë edhe në drejtësinë e Tribunalit të Hagës.

Izraeli po mbrohet, po flet për mbrojtje, por e ka futur rajonin në gjakderdhje. Ata kanë vrarë 22-23 mijë palestinezë. Netanjahu tani nuk ka ku të fshihet dhe asnjë mënyrë për të mbrojtur veten”, nënvizoi ai.

Lideri turk ka shprehur kritika edhe për presidentin izraelit Herzog, duke thënë se besonte që ai ishte shumë më i sinqertë në raport me çështjen e Gazës.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 10 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Së fundmi, edhe ai ka ndjekur shembullin e Netanjahut dhe ka filluar të bëjë deklarata shumë të ndryshme. Ata nuk mund të arrijnë asgjë me sulmet verbale ndaj Taip Erdoganit. Ata nuk mund të godasin Taip Erdoganin me sulme verbale, sepse ne ecim në rrugën e së vërtetës.

Ne jemi në anën e drejtësisë, jemi në anën e të shtypurve, por ata bëjnë atë që u dikton mizoria e tyre. Besoj se rezultati do të jetë i mirë. Të shtypurit nuk kanë humbur kurrë, shtypësit humbasin gjithmonë”, përfundoi presidenti turk.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us