Ernest Muçi po përjeton formën e “jetës”, sulmuesi i Shqipërisë vendos REKORDE pas golit kundër Fenerbahces

Nuk ka dyshime, sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi po përjeton formën më të mirë në karrierë. Pas vetëm 6 minutash në sfidën Trabzonspor – Fenerbahce (2 – 3), 24-vjeçari gjeti golin, duke mposhtur portierin brazilian Ederson, finalizim me “elegancë”.

Goli në fjalë vendosi dy rekord për Ernest Muçin. E para, ka të bëjë me faktin që sulmuesi shqiptar ka numërin më të lartë të golave në një sezon, 13 të tillë, duke parakaluar ciklin 2019-2020 te Tirana, 12 konkretizime.

E dyta, konsiston me golin më të shpejtë të shënuar nga skuadra e Trabzonspor në shtëpi për sezonin 2025-2026.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us