“Është bujar si në fushë edhe jashtë saj”, Cana për Xhakën: Njihemi prej më shumë se 30 vitesh

Lorik Cana së fundmi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Sunderland. Ish-kapiteni i Shqipërisë padiksutim ka folur me superlativa për shqiptarin tjetër, Granit Xhakën.

Ky i fundit siç dihet është kapiteni aktual i Sunderland në këtë sezon, ku po bën mjaft mirë në rikthimin e tij në Premier League. Cana ka theksuar se me Xhakën njihen familjarisht, teksa vijnë nga i njëjti vend.

“E njoh familjen e Granitit për më shumë se 30 vjet. Unë dhe Graniti kemi të njëjtën prejardhje. Familjet tona janë nga Kosova. Ai është bujar në fushë dhe është i njëjti djalë jashtë saj.

Siç mund ta shohin të gjithë, ai është një lojtar i mrekullueshëm. Përpara se të vinte në Sunderland, biseduam. I thashë se te Sunderland do të zbulonte se pasioni është një nga më të mirët që kishte përjetuar ndonjëherë”, ka theksuar Cana

Lajme të tjera |  Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë e konfirmon në rrjetet sociale (POSTIMI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us