Është rritur në akademinë e Manchester Cityt, Juventusi i “qepet” pas portierit shqiptar

Juventusi kërkon përforcime në këtë merkato dimri. Në “radarin” e italianëve ka përfunduar një tjetër shqiptar.

Sipas mediave italiane bëhet me dije se Aro Muric pëlqehet shumë nga stafi dhe drejtuesit e Juves, të cilët mund ta ribashkojnë me Edon Zhegrovën. Siç dihet futbollistët luajnë së bashku te Kosova.

Aktualisht kartonin e tij e ka  Ipsëich Toën. Klubi anglez e bleu gardianin e Kosovës nga Burnley për 8 milionë paund pas ngjitjes në Premier League në vitin 2024, por për shkak të minutave të munguara, këtë sezon luan i huazuar te Sassuolo në Serie A.

Sassuolo ka të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit në fund të sezonit për 10 milionë euro, teksa mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Siç dihet 27-vjeçari është rritur në akademinë e Manchester Cityt dhe fakti që tashmë luan në Serie A dhe e njeh mirë këtë kampionat bën që bardhezinjtë të tentojnë për të.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us