Euro e mbyll vitin 2025 në nivelin më të ulët historik, vetëm 96,6 lekë

Euro po e mbyll 2025-n në nivelin më të ulët historik. Këtë fund-dhjetor, valuta europiane po këmbehet për mesatarisht vetëm 96.6 lekë. “Tradicionalisht, në prag të çdo fundviti vërehet një rritje e ofertës së euros në treg. Kjo lidhet me kthimin e emigrantëve, shtimin e remitancave dhe shpenzimet e fundvitit, të cilat rrisin ndjeshëm qarkullimin e valutës europiane dhe ushtrojnë presion mbi kursin e këmbimit”, thotë Romina Radonshqi, eksperte ekonomie. 

Euro po rrudhet shpejt, përballet me një realitet të ri shqiptar, ku fuqia vendase e parasë po fiton besim dhe pavarësi. Bashkë me të po tkurren edhe valutat e tjera e në vend si dollari amerikan, paundi britanik apo franga zviceran kryesore. 

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

“Një faktor që nuk mund të anashkalohet është edhe prania e parasë informale. Qarkullimi i sasive të mëdha të euros, që nuk kalojnë gjithmonë në kanale formale bankare, ndikon në rritjen e ofertës valutore dhe e shtyn kursin e këmbimit në nivele historikisht të ulëta”, thotë RadonShiqi. 

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se deri në tetor u këmbyen plotë 11.3 miliardë euro, shifër kjo 2 deri në tre herë më e lartë se në vitet 2019, 2020 apo 2021. 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us