Europa ‘paralizohet’ nga bora

Moti i keq ka përfshirë pjesë të ndryshme të Europës.

Shtete si Gjermania, Austria dhe Republika Çeke u goditën më së shumti nga moti i paqëndrueshëm. Për shkak të dëborës së madhe, në këto vende janë anuluar udhëtimet me tren dhe fluturimet.

Shërbimet e motit në këto shtete thanë se gjatë mbrëmjes së sotme, trashësia e dëborës mund të arrijë 30 deri 40 centimetra.

Raportohet se si shkak i motit të keq, ka pasur shtim të aksidenteve rrugore. Gjithashtu, probleme ka pasur me trafikun dhe disa rrugë janë mbuluar nga akulli.

Lajme të tjera |  Karamuço: Shefi i arrestuar i Rrugores Roven Zeka, u kërcënua nga një biznesmen i fuqishëm 2 javë më parë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us