Fasada e bërë shoshë! Breshëri plumbash në një berberhane në Lezhë, plagoset 30-vjeçari

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, në zonën e quajtur ‘Kryqëzimi i Rrilës’.

Sipas informacioneve të para, i plagosur ka mbetur S. D rreth 30-vjeç. Ai është pronari i një biznesi berberhane dhe ndodhej aty në momentin kur u sulmua.

Autori ende nuk është identifikuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lajme të tjera |  Video/ Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet!

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us