‘Fati’ i Belinda Ballukut, pezull! Kuvendi nuk fut në rend dite votimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit

Pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve më 23 shkurt, ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvëndëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, raportet e palëve do të kalojnë në Kuven për votimin pro ose kundër kërkesës. Por në seancën plenare që do të zhvillohet nesër, Kuvendi nuk e ka kaluar në rend dite votimin, duke lënë pezull çështjen.

'Fati' i Belinda Ballukut, pezull! Kuvendi nuk fut në rend dite

rendi i ditës

Grupi i PD-së depozitoi në Kuvend raportin e tyre pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku argumentojnë se përse Kuvendi duhet të votojë pro kërkesës për heqjen e imunitetit të saj. Nga ana tjetër mazhoranca nuk ka dalë me një raport. E vetmja lëvizje ishte ajo e ndryshimit të kabinetit qeveritar, ku kryeministri Edi Rama njoftoi edhe largimin e Belinda Ballukut. Kjo e fundit u shkarkua javën e kaluar nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe tashmë mbetet në duart e SPAK.

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, qoftë ky arrest me burg, në shtëpi apo edhe kontroll banese. Kuvendi ka një afat kohor 3 muaj për të vendosur mbi kërkesën e SPAK dhe autorizimin. Në rast se Kuvendi nuk e shqyrton kërkesën në harkun kohor të 3 muajve, atëherë kërkesa e SPAK konsiderohet e rrëzuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us