Foshnja e porsalindur u gjet në bodrumin e pallatit dhe ndërroi jetë në spital, gjykata liron nga qelia 30-vjeçaren.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për 30-vjeçaren që braktisin foshnjën e saj në një bodrum pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë Avokati i saj ka kërkuar kryerjen e një akt eskpertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të saj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua katër ditë më parë, kur foshnja e seksit mashkull u gjet në një divan në bodrumin e pallatit. Bebja u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë. Në momentin që është dërguar në reanimacion foshnja ka qenë i mbuluar me gjak e baltë.

Foshnjës i është konstatuar hipotermi e thellë, gërvishtje e syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, të cilat u evidentuan pas larjes së bebes. Pas ngjarjes, policia arrestoi nënë 30-vjeçare e cila ka deklaruar se ishte e pamartuar dhe se kishte fshehur shtatzëninë nga familja e saj.

Lajme të tjera |  "Ti ki kujdes..."/ Vokshi në komision, i përplas mikrofonin Ndrecës/ Deputeti i PS: Ke nevojë për qetësues, je deformuar frikshëm

“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur. Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” informoi sot policia.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us