Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shkodër, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar drejtuesja e mjetit. Ekipet e emergjencës punuan disa orë për nxjerrjen e shoferes e cila kishte mbetur e bllokuar.
Gjithashtu nga aksidenti kanë mbetur të lënduara dhe dy vajza, të cilat janë transportuar në spital. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por sipas informacioneve të para shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia tepër e lartë dhe përdorimi i celularit.
“Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë.