FOTO/ Asisti i Ismajlit nuk mjafton, Berat Gjimshiti dhe një tjetër futbollist shqiptar në formacionin e javës në Itali

Serie A ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e javës së 18-të të kampionatit. Rezultatet mjaft të rëndësishme janë marrë nga ekipet, ndërsa kanë shkëlqyer edhe disa nga futbollistët shqiptarë.

Kështu Berat Gjimshiti pas paraqitjet fantastike në sfidën ndaj Romës, në fitoren 1-0 të Atalantës është zgjedhur nga “SofaScore” në repartin e mbrojtjes. Por jo vetëm kaq, në këtë repart ndodhet edhe një tjetër shqiptar.

Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin, i cili la gjurmë në sfidën që Napoli fitoi 2-0 ndaj Lazios. Mbrojtësi i Kosovës ishte i pakalueshëm në prapavijë, teksa shënoi edhe golin e dytë për të tijtë.

FOTO/ Asisti i Ismajlit nuk mjafton, Berat Gjimshiti dhe një tjetër

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us