FOTO: Nga Olta Gixhari deri tek Rama, Rita Ora e Albin Kurti, vrasësi Naim Murseli ‘i fiksuar’ të bënte foto me VIP-at

Një krim i rëndë ka tronditur Kosovën. Ish-këshilltari i Bexhet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia për shkak se dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridona Murseli, tri ditë më parë.

Murseli ka pranuar porositjen e vrasjes së gruas së tij Liridonës, të cilës dje iu dha lamtumira e fundit pasi mbeti e vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit në një pritë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me bashkëshortin e saj, Naim Murselin si dhe fëmijët.
Nga mbikëqyrja e rrjeteve sociale të Naim Murselit, vihet re se ai ka foto me personazhe të njohur të politikës, showbizit dhe sportit. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka foto me Edi Ramën. Dua Lipën, Rita Orën, Loredanën, Olta Gixharin apo Granit Xhakën.

Lajme të tjera |  Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana (Pamjet e aksidentit)

Ndërsa bie në sy mungesa e fotove me bashkëshorten e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us