I pari që ka mbajtur një fjalim në protestën e opozitës ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh: “Nuk jemi mbledhur as për t’u numëruar nga dronët e mediave vampire të Edi Ramës, të cilat i kemi pas dhe i kemi sipër kokës.”
“Nuk jemi mbledhur as për t’u parë me urrejtje”, shtoi ai.
Sipas tij korrupsioni mban emrin e kryeministrit Edi Rama.
“Është ai hajduti i 14 miliardë eurove, është ai, Edi Rama, cili pak prej neglizhencës sonë politike, pak nga humori i tij e më së shumti nga krimi i organizuar, e ktheu Republikën e Shqipërisë në Republikën e Korrupsionit.”, shtoi Boçi.
Deputeti demokrat shprehet se kryeministri Rama ka marrë peng rininë e këtij vendi, fermerët, bizneset, pensionistët, mjekët e arsimtarët, dhe gjithë qytetarët.
“Kur përmendet emri i këtij njeriu, edhe alfabeti ynë i shenjtë bëhet pis me këtë emër”, shton ai.
Sakaq, Fokus News sjell disa foto nga protesta e opozitës.













