FOTO: “Një komb, një flamur”, Dua Lipa uron Pavarësinë me flamurin kuq e zi

Sot po festohet 28 nëntori, dita e Flamurit. Këtë vit bëhen plot 111 vite që kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Me këtë rast, të shumtë qenë personazhet publike që uruan festën, nga sportistë e deri te këngëtarë e aktorë.

Mes tyre që po bën xhiron e rrjetit është dhe urimi i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka shpërndarë në “InstaStory” një postim të babait të saj, Dukagjin Lipa.

Ky i fundit ka postuar flamurin shqiptar dhe shkruan: “Një komb, një flamur. Urime Festa!”. Ndërsa, Dua ka shkruar: “Urime Festa e Pavarësisë”.

Lajme të tjera |  Spektakli më i madh në Shqipëri, Big Brother Vip thyen çdo rekord në audiencë, imazh dhe realizim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us