Miri i “West Side Family” është kthyer në një nga protagonistët kryesorë të këtij sezoni në “Big Brother VIP Albania”, ku krahas synimit për çmimin e madh, është përfshirë edhe në një trekëndësh emocional me dy banore.
Megjithatë, një detaj nga e kaluara e tij ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë.
Pakkush e di se Miri ka qenë më parë i martuar me një grua bjonde, gjermane, me të cilën ka edhe një vajzë.
Nga fotot e saj vihet re një ngjashmëri me Lornën, vajza me të cilë Miri ka raportet më të mira brenda shtëpisë dhe për të cilën thotë se e do si vajzën e tij.



