Qindra opozitarë i janë përgjigjur thirrjes për protestë kundër arrestimit të Sali Berishës përballë kryesisë së kuvendit. Berisha ka qenë në krye të protestës, duke mos marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku pritet t’i hapet rrugë arrestimit të tij.
Në mbledhjen e këshillit të mandateve ka marrë pjesë vetëm deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj. Deputetët e tjerë të opozitës nuk kanë marrë pjesë. Berisha është përfaqësuar nga avokati i tij, ndërsa jashtë kryesisë qindra forca policie kanë marrë masa për mbarëvajtjen e punimeve.