Franca dëshiron një brez pa duhan, Qeveria kufizon pirjen e duhanit edhe në publik, çmimi do të rritet çdo vit

Ministria e Shëndetësisë së Francës ka zbuluar një plan të ri, që përfshin rritjen e çmimit të duhanit dhe ndalimin e pirjes së tij në hapësira publike, duke synuar krijimin e një brezi “pa duhan” deri në vitin 2032.

Një paketë cigare në Francë aktualisht kushton 10-11 euro, por çmimet do të rriten gradualisht, dhe në vitin 2025 një paketë cigare do të kushtojë 12 euro, ndërsa në vitin 2027, 13 euro, shkruan AFP.

Raportohet se në përpjekje për të ulur numrin e duhanpirësve, Franca gjithashtu planifikon ndalimin e cigareve elektronike një përdorimshe.

Ministri i shëndetësisë së Francës, tha se pirja e duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në vend, që rezultojnë në 75 mijë vdekje në vit, duke lënë të nënkuptohet se për synim ka krijimin e një mjedisi pa duhan.

Lajme të tjera |  Erdogan: Tashmë ka një realitet të ri në Siri

Sipas Eurostat, përqindja ditore e duhanpirësve në Francë është më e lartë se mesatarja e BE-së. Rreth 22.2 për qind e njerëzve të moshës mbi 15 vjeç, pinë duhan çdo ditë në Francë, krahasuar me 19.7 për qind në BE.

Një raport i botuar në gusht, zbuloi se Franca humbi më shumë para për jetët e humbura dhe shpenzimet parandaluese për përdorimin e alkoolit dhe duhanit, sesa fitoi nga taksat mbi ato produkte.

Pirja e duhanit i kushton shtetit 156 miliardë euro, thuhet në raport, duke përfshirë vlerën ekonomike të jetëve të humbura, humbjen e cilësisë së jetës për pacientët me kancer të shkaktuar nga pirja e duhanit, dhe shpenzimet shtetërore për parandalimin dhe kujdesin.

Lajme të tjera |  Bashar al-Assad, mjeku okulist që sundoi Sirinë me dorë të hekurt! Si u ngjit në pushtet pas vdekjes së babait dhe të vëllait! Kush e braktisi dhe pse u arratis

Konsumimi i duhanit është gjithashtu shkaku më i rëndësishëm i vdekjeve të parakohshme në Bashkimin Evropian dhe vret rreth 700 mijë njerëz çdo vit. Rreth gjysma e duhanpirësve vdesin para kohe, sipas BE-së.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us